Ministria e Drejtësisë ka fituar gjyqin në administrative kundër firmave private që kishin marrë tenderin për të vendosur tek të paraburgosurit dhe atyre që janë arrest shtëpie mbikqyrje elektronike.

 

Vendimi i Gjykatës së shkallës së Parë, detyron  firmat private Ratech shpk dhe  Fastech shpk dhe Soft & solutions që të depozitojnë në buxhetin e shtetit shumën prej 150 milione lekësh që kishin marrë nga tenderi i vitit 2017.

 

Ndërkohë ne buxhet do mbetet edhe shuma prej 70 mln lekësh që nuk është lëvruar nga ministria e Drejtësisë për këto kompani. Në total bëhet fjalë për një shumë prej 2.2 mln eurosh që i merret privatit dhe kalon në buxhetin e shtetit.

 

Pritet që ministria e Drejtësisë të beje nje tjetër tender për të zgjedhur një tjetër kompani për këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *