Kryetarja në detyrë e OSBE-së, Ann Linde i ka uruar kryeministrit Edi Rama fitoren e arritur në 25 prill.

 

Përmes një mesazhi në Twitter, Linde shkruan se është në pritje që të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë.

 

“Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe të vazhdueshëm në @OSCE”, thuhet në mesazhin e Linde.

 

Më herët, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, përmes një mesazhi në “Twitter”, uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren, ndërsa përgëzoi edhe Bashën për udhëheqjen e një fushate që sipas saj ishte e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *