Nga Vlora nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka qene evaziv në përgjigje përsa i përket mungesës së drejtuesit politik te qarkut Luan Rama në takimet e organizuar nga Vasili por edhe mungesës se daljeve publike te Ramës ditët e fundit.

Madje në asnjë nga përgjigjet Vasili nuk e ka përmendur emrin e Luan Ramës.

 

“Kemi bere gabime por do ti korrigjojmë, sipas axhendes te gjithe kandidatet do te jene ne terren.” Daljet e mia publike jane si nënkryetar i Lsi dhe si ish kryetar i saj dhe në gjithë territorin kam pasur dhe kam detyrimin të mbuloj në mënyrë të vecantë Vlorën për raportet e tjera që kam edhe në planin personal e familjar dhe të gjitha këto raporte do ti amplifikoj vetëm ne nje drejtim ne sigurimin e tre mandateve te padiskutuara të Lsi në Vlorë që këte herë e ka më të lehtë  se përballë ka listën e Astirit dhe të Dibres.”

 

Edhe sot ne takim ka qenë prezent e dyta e listës se LSI për Vlorën Grisejda Muslymi dhe jo zoti Luan Rama.

 

“Grisejda eshte pedagoge e ekonomise dhe në këtë numër të kufizuar duhej zeri i një eksperteje të ekonomisë. 

 

 

Nenkryetari i Lsi ka folur edhe per thirrjen e Kryeministrit Rama drejtuar Lulzim Bashës duke u shprehur se përgjigja ka qenë shumë e qartë, s’ka më nevijë për thirrje Rama ik sepse Rama tashmë ka ikur.

 

“Pëgjigja ka qene shume qartë, edhe une personalisht ju them ndjekesve tane te mos e perdorin me shprehjen Rama ik sepse Rama ka ikur. Referendumi popullor ne 25 prill do te marri ate dimension per te nderrmare reforma te cilat do te nxjerrin vendin nga gremina.  Nuk ka vlonjat qe do votoje listen e Astirit dhe Damian Gjiknurit. Shihni se cfare kandidatesh ka Lsi, shikoni anen tjeter. “

 

 

Nënkryetari i LSI i shoqëruar nga sekretari për ekonominë pranë kësaj force politike Edmond Haxhinasto zhvilluan nje talim me biznesin fasonëve në Vlorë.

 

Sa perket mungeses se Drejtuesit Politik te Qarkut Luan Rama  në tryezen e sotme , Vasili tha: “Kjo tavoline eshte specifike dhe programet per ekonomine drejtohen nga sekretari për ekonomine z Haxhinasto, unë jam thjesht suport/”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *