Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i bëri thirrje separatistëve katalanas, të tërhiqen dhe të anulojnë referendumin e planifikuar për ndarjen nga Spanja që pritet të mbahet në 1 tetor. Në një deklaratë për televizionin kombëtar, Rajoy u shpreh se referendumi është kundër ligjeve të vendit.

 

“Duhet ta ndaloni përpjekjen për referendum. Kthehuni tek ligji dhe demokracia e vendit. Ky referendum është një iluzion.”

 

Një ditë më parë, policia spanjolle ka arrestuar ministrin e Ekonomisë së Katalonjës dhe 14 zyrtarë të tjerë, gjatë bastisjeve ndaj zyrave qeveritare rajonale vetëm disa ditë përpara referendumit për pavarësi.

 

Ndërsa garda civile e Spanjës ka sekuestruar 45 mijë zarfe të paketuara në kuti, të cilat ishin planifikuar t’i dorëzoheshin njerëzve për informim mbi referendumin.

 

Edhe pse tensionet me Madridin janë përshkallëzuar, udhëheqësit e rajonit të Katalonjës janë zotuar se do t’i shkojnë deri në fund votimit të 1 tetorit për ndarjen nga Spanja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *