Subscribe

Pas vizitës surprize ditën e djeshme ne hotelin e kuqezinjve ne Bergamo, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur futbollistet e kombëtares përpara nisjes per ne France. Luani pa trysni, u dha zemër kreu qeverise lojtareve, pasi objektivi i pare kualifikimi ne finale është arritur dhe presioni është ne anën e kundërshtarit. Kryeministri i vendit theksoi se kjo është nje kombëtare jo vetëm e Shqipërisë, por nje përfaqësuese e gjithë kombit shqiptar. Edhe ne kete takim nuk munguan batutat e kryeministrit Rama, i cili uroi qe vetëm portieri Berisha mos te pësoje shume gola, sepse gjithçka me pas rregullohet. Ndërkohe e nisur nga Bergamo ne orën 11-30 kombëtarja shqiptare mbërriti ne France gati dy ore me vone. Sipas nje ceremoniali, kuqezinjtë u priten ne aeroport nga përfaqësues te vendit organizator, UEFA-s,  por edhe kryetari i Bashkisë së qytetit ku do te qëndroje kombëtarja. Me pas kuqezinjtë u nisen drejt hotelit “Lagapa” ne Perros Guirec qe është dhe rezidenca e Shqipërisë ne europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *