Kryeministri Rama gjatë këtyre dy ditëve dramatike ka publikuar herë pas herë personazhe të cilët kanë spikatur në lëmin e madh të njerezve që kanë kontribuar në ndihmen ndaj banoreve të prekur nga kjo tragjedi.

Këtë herë Rama ka zgjedhur një pjestar të forcave te sigurisë së Kosovës, duke vlerësuar pa masa të gjitha trupat kosovare që po punojnë krah vëllezerve të tyref shqiptare por edhe miqve të tjerë nga e gjithë europa në Durrës dhe Thumanë.

 

“Ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës. Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë”, shkruan mes të tjerash kryeministri Rama në rrjetet sociale.

 

 

 

Postimi i plote i kryeministrit Rama:

 

 

Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY.

Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet?

Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës??

Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë?

#HEROES?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *