Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të hënë drejt Italisë për një vizitë zyrtare.

 

Mësohet se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në fushën e arsimit, lidhur me ndërlidhjen e universiteteve.

 

Mirëpo, vetë kreu i qeverisë nuk ka bërë publik ende asnjë informacion, ku të tregojë arsyen e udhëtimit, dhe ditët e qëndrimit në vendin fqinj.

 

Kujotjmë se më 15 shkurt, Rama pritet të udhëtojë gjithashtu drejt SHBA-së, për të zhvilluar atje një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *