Kreu i qeverisë, Edi Rama komentoi edhe ndryshimet që po bëhen në Kodin Penal për të ndëshkuar ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria.

Ai tha nga Parlamenti se këto masa janë të përkohshme derisa të largohet pandemia. Sipas tij, të njëjtat dënime janë parashikuar edhe nga qeveritë e shteteve të tjera.

“Unë nuk e kuptoj dhe nuk e kam kuptuar çfarë lidhjeje ka një dënim me popullin. Populli është ai që shkon në burg? Popull është ai që shkel ligjin? Është individ, nuk është popull. Danimarka çfarë është diktaturë? 3 vjet, 6 vjet, 8 vjet dënime. Sllovakia çfarë është diktakturë? 3 vjet, 5 vjet, 10 vjet burg. Meqë më kishte numëruar në karantinë zonja Hajdari. Po Italia çfarë është që ka deri në burgim të përjetshëm, e ka patur dënim me vdekje. Këto masa nuk janë përgjithmonë. Janë vetëm për kohëzgjatjen e fatkeqësisë nga epidemia, janë për tani dhe për javët dhe  muajt në vijim. Aty mbaron efekti i tyre dhe janë për larg qoftë nëse do të ndodhë një herë tjetër. Këto masa duhen sepse ne do të hapemi sepse po të shikoni numrin e shkeljeve ka ardhur në rritje, sa më shumë lajme të mira vijnë.”

Edi Rama shtoi se Shqipëria po ndjek të njëjtin plan si Austria. Ai ju drejtua qytetarëve duke deklaruar se nuk duhet të mendojnë se e gjitha kjo iku dhe se është ai që po i mban të mbyllur.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *