Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed Ali është nderuar me Nobelin e 100-të të paqes duke u vlerësuar në veçanti për iniciativën e tij vendimtare në zgjidhjen e konfliktit të kufirit me Eritrean fqinje.

 

“Komiteti Norvegjez Nobel shpreson që çmimi Nobel për Paqen do të inkurajojë Kryeministrin Abiy në punën e tij të rëndësishme për paqen dhe pajtimin. Etiopia është vendi i dytë më i populluar i Afrikës dhe ka ekonominë më të madhe të Afrikës Lindore. Një Etiopi paqësore, e qëndrueshme dhe e suksesshme do të ketë shumë efekte pozitive dhe do të ndihmojë në forcimin e vëllazërimit midis kombeve dhe popujve në rajon.”

 

Abiy Ahmed në 100 ditët e tij të para si kryeministër dha amnisti ndaj mijëra të burgosurve politikë, ndërpreu censurimin e mediave, shkarkoi udhëheqësit ushtarakë dhe civilë të dyshuar për korrupsion, si dhe rriti ndjeshëm ndikimin e grave në jetën politike dhe komunitare të Etiopisë. Ai gjithashtu është zotuar të forcojë demokracinë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Në vazhdën e procesit të paqes me Eritrean, Kryeministri Abiy është angazhuar në procese të tjera paqeje dhe pajtimi në Afrikën Lindore dhe Verilindore. Në Shtator 2018 ai dhe qeveria e tij kontribuuan në mënyrë aktive në normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis Eritreas dhe Xhibutit pas shumë vitesh armiqësi politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *