Në përgjigje të spekulimeve se Edi Rama do të jetë i pari i kandidatëve në Durrës, kryeministri la të kuptohet qartë se do garojë sërish në Vlorë edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Unë në Vlorë kam qenë edhe para se të bëhesha deputet, në Vlorë kam qenë edhe para se të bëhesha kryetar PS, në Vlorë kam qenë edhe para se të bëhesha kryeministër, në Vlorë do të jem edhe pasi të mos jem kryeministër.”

 

Me besimin se Vlora do të kthehet në një nga atraksionet më të mëdha turistike në vend, kryeministri Rama prezantoi këtë të premte planin e investimeve. Nga java e parë e muajit tetor do të rinisin punimet për aeroportin e Vlorës, të cilat u ndërprenë për shkak të pandemisë.

 

“Procesi u ndërpre për aeroportin e Vlorës nga karantina e përgjithshme dhe të gjitha kompanitë e interesuara bënë kërkesa që të shtyhen proceset, ne e ngrimë procesin aty ku ishte që d.m.th. që në javën e parë të tetorit procesi do rihapet. Janë pak ditë ende që të marrim oferta ndërkombëtare për të ndërtuar aeroportin e Vlorës.”

 

Rama u ndal edhe tek projekti për zgjatimin e Lungomares.

 

“Së shpejti do nisim projektin, do fillojmë matanë Ujit të Ftohtë, dhe matanë Radhimës, ku zbret bypassi i Vlorës që po ec me ritme të shpejta, ku do hapet rruga që lidh këtë pjesë me atë që do jetë tuneli i Llogarasë. Jemi me shpresë që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të fillojmë ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Gjithë pjesa që lidh Ujin e Ftohtë me atë të Radhimës.”

 

Kryeministri sqaroi se përveç destinacioneve turistike në qytet, në vëmendjen e qeverisë do të jenë edhe fshatrat përreth Vlorës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *