Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se Bashkimi Evropian shikon opozitën si partnere serioze dhe sipas tij qeveria aktuale do të largohet më 25 prill për t’ia lënë vendin “Alenacës për Ndryshime”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Duka shkruan se kryeministrit Edi Rama duhet t’iu japë llogari jo vetëm shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë.

“Kryeministri ndihet i shqetësuar rëndë, i trembur, se komisionerët e BE janë në komunikim me opozitën dhe kërkon tërheqje vëmendje nga Brukseli. Sipas tij kështu abuzohet me taksapaguesit europianë. Rama duhet ti japë llogari jo vetëm shqiptarëve por edhe taksapaguesve europianë, sepse qindra milionë dollarë projekte në mbështetje të infrastrukturës, bujqësisë, mjedisit, reformave të shumta, janë para dhe taksa të qytetarëve europianë. Janë projekte për të cilat qortimet europiane kanë qenë të përsëritura për abuzimet, mungesën e theksuar të sundimit të ligjit, në mos-vajtjen e investimeve në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Opozita e bashkuar dhe PAA si pjesë e rëndësishme e saj janë partnerët seriozë të BE, që do të qeverisin Shqipërinë pas 25 prillit. Kjo qeveri është tashmë e shkuara, “Aleanca për Ndryshim” po nënshkruan kontratën e besimit me shqiptarët”, shkruan Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *