Kryeministri Rama dha shenja se sa i përket negociatave për zgjidhjen e krizës politike në vend gjithçka ka marrë fund. Sipas tij nuk ka kthim pas dhe zgjedhjet e 18 qershorit janë të pashmangshme, duke shtuar se nesër PS hap fushatën elektorale. Rama tha se PD ka problemin tek VETTIGU dhe se menjëherë pas krijimit të qeverisë së re në Shtator, vendimi i parë që do të marrë parlamenti i ri, do të jetë miratimi i VETTING-ut.

Pjesë nga fjala e Ramës në Elbasan

Çfarë do të ndodhi nesër? Do të ndodhë që nesër PS të hapë fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit. Jemi mësuar të shikojmë kriza që në mos të gjitha, në të shumtën e herës janë krijuar nga politikanët, nga vetë elitat e partive që flasin për popullin dhe që shumë pak mendojnë për të dhe shumë më pak punojnë për të. Ajo që është zhvilluar nuk është një negociatë midis nesh dhe PD-së, as midis meje dhe Lulzimit. Për mua, çështja është mbyllur dhe mbasi në orët që fituan dhe ju dhamë mundësi të fitojnë me tërheqjen nga Kavaja nuk patën mundësi tjetër përveç urrave në Bulevard, nuk kemi tjetër çfarë të negociojmë.

Letra e komisionerit Hahn është letra e Evropës ku i thotë shumë qartë se pse nuk pat një marrëveshje dhe pse duhet të votojnë shqiptarët në 18 qershor. Kjo është një përpjekje e miqve tanë amerikanë që kanë ardhur ta provojnë. Unë nuk flas në emër të tyre, ata e bëjnë duke turbulluar opinionin publik në emër të Amerikës. Duke qenë se kam parë edhe shumë abuzime nëpër media, sepse edhe mediat nuk kanë faj kur kriteri minimal është që gjithçka që këmbehet midis palëve të cilësohet konfidenciale.

Ajo që them unë është se ka shumë pak orë dhe Lulzim Basha ka në tryezë një ofertë që mbështetet nga miqtë tanë nga SHBA-të dhe është i ftuar ta konsideroj dhe në këndvështrimin tim është se duhet ta pranojë. Kjo është një vendimmarrje e tij dhe Partisë Demokratike. Një gjë është e sigurt; nuk luajmë me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *