Kryeministri bullgar, Kiril Petkov është pritur sot në Shkup me një ceremoni zyrtare e cila u pasua me nënshkrimin e disa marrëveshjeve. Në një konferencë të përbashkët me homologun e Maqedonisë së Veriut, Petkov premtoi dialog konstruktiv në zgjidhjen e ccështjeve të hapura.

 

KIRIL PETKOV
KRYEMINISTER, BULLGARI

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me rezultate konkrete në mënyrë që të lehtësojmë jetën e qytetarëve tanë. Marrëdhënia miqësore do të reflektohet jo vetëm në aspektin politik por edhe atë ekonomik dhe social. Do të kemi një dialog të ri konstruktiv dhe shpresoj se për secilën palë të ketë rezultate në kohë të shkurtër. Në Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë ka një përkufizim të qartë sa i përket gjuhës por me komisionet përkatëse do të vijojmë punën në një atmosferë mbështetëse.”

 

Ndërsa kryeministri Dimitar Kovacevski bëri të ditur se më 25 janar do të mbahet takimi i përbashkët i dy qeverive me pritshëmritë për rezultate konkrete që do të forconin marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

DIMITAR KOVACEVSKI
KRYEMINISTER, MAQEDONI E VERIUT

“Ramë dakort që të nisim një dinamikë më intensive për të zgjidhur ccështjet e hapura mes dy vendeve. Më 25 janar do të kemi takimin e përbashkët të dy qeverive ku do të konkretizojmë edhe hapat e radhës për bashkëpunim.”

 

Sa i takon mosmarrëveshjeve për emrin, Bullgaria ka pranuar të përdorë emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut, njësoj sikurse Republika e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka njoftuar edhe Kombet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *