Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me anëtarët e LSI-së në njësinë nr 11 në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që të shtunën në orën 19.00 të marin pjesë në protestën e madhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kryemadhi theksoi se protestat e opozitës do të jenë jo vetëm paqësore, por edhe protestat që do të sjellin ndryshimin në Shqipëri.

 

“Nesër do të jetë një nga protestat më të mëdha. Mund të them që mund të jetë edhe më e madhe, sepse  çdo herë që ne bëjmë një protestë njerëzit, qytetarët shtohen. Sa herë që ne marrim pjesë në protestë, sa herë që opozita bën thirrje shqiptarëve për protestë, ata i përgjigjen me masivitet. Ajo që na bën të reflektojmë dhe ne si opozitë të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë më gabimet e Edi Ramës dhe të të gjithë politikanëve të tjerë, janë qytetarët e Tiranës që dalin në një masë të madhe kundër këtij regjimi kriminal. Prandaj edhe ju bëj thirrje: Mos ndaloni në asnjë moment, por njoftoni miq, shokë, komshinj, familjarë të jemi të gjithë nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në orën 7, atje të jemi të tërë. Edhe pse është muaji i Ramazanit ku shumë shqiptarë agjërojnë, që ua bëftë Zoti dritë dhe t’u falë atyre mundimet, por të na falë edhe mëkatet ne të tjerëve që i kemi dhënë pushtetin Edi Ramës dhe atë pushtet e ka kthyer në të kundërt të shqiptarëve, prandaj do të jemi të gjithë për të treguar që ne do marrim përsipër çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Do të marrim përsipër çdo përgjegjësi që shpëton dhe çliron shqiptarët nga kapja e krimit të organizuar. Do të jemi në ballë të çdo proteste ku shqiptarët duan të jenë qytetarë të lirë të BE-së”.

 

Kryetarja e LSI u shpreh kundër dhunës në këto protesta.

 

“Ju bëj thirrje që të mos përfshiheni në elementët e dhunës, por të distancoheni nga dhuna, edhe pse njerëzit janë të mërzitur dhe të frustruar dhe ju ka ardhur aty ku nuk mban më, nuk është detyra jonë të bëjmë viktimë Edi Ramën dhe nuk është detyra jonë as të dëmtojmë godinat. Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin e kalbur që Edi Rama me krimin e organizuar ka ndërtuar”.

 

 

Drejtuesja e LSI deklaroi se 25 maji ka shumë rëndësi pasi do të tregojë vendosmërinë për rrezimin e kësaj klike kriminale në pushtet.

 

Nesër është një ditë shumë e rëndësishme. 25 Maji është një ditë e cila do të tregojë edhe njëherë jo vetëm vendosmërinë, jo vetëm angazhimin, por mbi të gjitha do të tregojë bindjen qytetare që kanë sot shqiptarët për të rrëzuar njëherë e përgjithmonë jo vetëm një njeri, sepse ne nuk e kemi betejën me njeriun, por për të rrëzuar sistemin e kapjes së shtetit, sistemin e grabitjes së qytetarëve, sistemin e marrjes shpirtit të shqiptarëve nëpërmjet krimit të organizuar, bandave të tij dhe elementëve të cilët dashje pa dashje, duam apo s’duam ne, na pëlqen apo nuk na pëlqen, kanë varfëruar Shqipërinë dhe kanë shkatërruar sistemin e vlerave.Të gjithë kanë qenë skeptikë kur kemi djegur mandatet si opozitë. Edhe pse qytetarët ishin ata që i dhanë forcën djegies së mandateve, ndërkombëtarët edhe pjesa tjetër elitare, politike apo edhe skeptike thoshin që:  Ju duhet ta bëni betejën tuaj në Parlament! Vërtet vendimi ynë i djegies së mandateve ishte një vendim ekstrem, por ishte një vendin i domosdoshëm për të treguar që opozita është me qytetarët , që opozita nuk është fasadë e një parlamenti ilegjitim dhe nuk bëhet fasadë e një grupi kriminal, i cili ka grabitur jo vetëm Partinë Socialiste, por edhe qeverinë, sistemin e drejtësisë, ka grabitur çdo gjë, e cila çdo ditë e më shumë i varfëron shqiptarët. Sot më shumë se kurrë, ne jemi të bindur që kemi bërë veprimin e duhur, sepse djegia e mandateve, protestat e njëpasnjëshme, masiviteti i jashtëzakonshëm i qytetarëve, tregon që ne kemi qenë në krah të qytetarëve dhe qytetarët kanë dashur një veprim që të besonin opozitën e vërtetë. Ne bëmë gjënë më të mirë. Vërtetë nuk është e shkruajtur në librat e politikës, vërtetë konfliktet janë zgjidhur në librat e politikës, por djegia e mandateve tregoi kalbëzimin e sistemit kriminal që Rilindja kishte zaptuar. Jo më larg se deklaratat e djeshme të Budestagut gjerman, deklarata përsëri të sotmet që dalin haptas, ku tryeza me dialog kombëtar ku janë të gjithë partnerët politikë të përfshirë.

 

Kryemadhi tha se nuk duhet të jetë tabu as shtyrja e mundshme e zgjedhjeve por as dorëheqja e kryeministrit.

 

Nuk duhet të kenë tabu as shtyrjen e zgjedhjeve, por nuk duhet të kenë tabu as dorëheqjen e kryeministrit. Nuk duhet të jetë tabu as ndryshimi i sistemit zgjedhor. Nuk duhet të jenë tabu as ndryshime të tjera kushtetuese, të cilat në thelb dhe në bazë të tyre kanë votën e lirë, kanë standarde për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbi të gjitha kanë të rëndësishme ndërtimin e një sistemi që garanton vlera për qytetarët, që garanton meritokraci për qytetarët, që garanton barazi për qytetarët dhe që garanton mbi të gjitha demokracinë për të cilën ne kemi aspiruar.Sa herë që ne marrim pjesë në protestë, sa herë që opozita bën thirrje shqiptarëve për protestë, ata i përgjigjen me masivitet. Ajo që na bën të reflektojmë dhe ne si opozitë të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë më gabimet e Edi Ramës dhe të të gjithë politikanëve të tjerë, janë qytetarët e Tiranës që dalin në një masë të madhe kundër këtij regjimi kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *