Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të shtunë një takim me të rinjtë në Tiranë. Ajo vlerësoi energjinë dhe vullnetin që të rinjtë kanë për të ndryshuar gjërat në vend. Sipas Kryemadhit, në LSI grupmoshat e reja nuk përdoren, por u jepet mundësia për vendimmarrje.

 

“Të rinjtë janë shpirti dhe drita e syve të familjeve tona. Dëgjoj me vëmendje dhe me pjesën më të madhe të tyre jemi takuar. Pyetja që bëjmë herë pas here është; sa nga ju duan që të ikin në Shqipëri? Mungesa e arsimit cilësor, e perspektives, e një page të mirë paguar, e shumë gjerave të tjera që ka sot nevojë një njeri, jo vetëm shkollën, janë arsyet. A ka zgjidhje kjo situatë? LSI është partia e të rinjve, iu ka dhënë dorën të rinjve, që janë sot krenaria e kësaj partie dhe fuqia e saj. S’i përdorim të rinjtë si dekor, të bëhesh sot pjesë e vendimmarrjes, do të thotë të kesh vizion. Sot këtu nga korpusi i Universitetit të Tiranës, në sheshin Nënë Tereza, ku me bekimin e saj, të urojë të rinjtë, familjet tuaja, që të ndriçojë mendjen dhe zemrat, që të ndërtoni familjet në Shqipëri. LSI do të jetë foltorja juaj për të marrë vendimet tuaja.”

 

Monika Kryemadhi deklaroi se asgjë nuk mund të ndalojë të rinjtë të ndryshojnë realitetin, madje as virusi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *