Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi takoi këtë të mërkurë banorët e zonës së Kombinatit, të cilët u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ata i kanë ndarë me kryemadhin shqetësimet e tyre, frikën se mos i largojnë nga shtëpia e tyre për t’i dërguar diku tjetër. Si përgjigje, kryetarja e LSI-së siguroi banorët që do të jetë krah tyre dhe se nuk do të lejojë tjetërsimin e pronës.

 

E para njëherë ne nuk mund t’i lejojmë ata që të tallen me ju. E dyta, ajo që mendojmë ne se është më e rëndësishmja është që këta nuk mund të vazhdojnë më, mbasi mbaruan punë gjithë gjërat, mbaruan punë me naftën, e patë se çfarë bëjnë ato gratë e shkreta atje, kanë hyrë në grevë urie dhe do fusin fëmijët. Kanë 20 muaj që nuk marrin rrogat edhe tallen. I japin tendera burrave ministreve nga 8 milion, nga 10 milion euro dhe nuk i japin rrogat naftëtarëve atje që punojnë në helm.
Tani vijnë këtu dhe duan të marrin kolibet e hallexhinjve këtu ke pupulitet, se kolibe janë këto. Ne e dimë shumë mirë. Ti nuk mund të më marrësh mua gjakun dhe djersën time. Pra kanë kaluar çdo limit. Ajo që them unë, 25 prilli nuk është larg. Unë nuk dua të flas për vota sepse ajo është puna juaj, por të paktën deri më 25 prill barrikadë do t’iu bëhet. Do t’ia përmendim orë e minutë e sekondë.
Kjo është detyra ime, e Floidës dhe e gjithë të tjerëve. Ne kemi detyrë që t’iu dalim për krah, të vijmë këtu me ju, të vazhdojmë, të ecim. Unë do t’i kërkoj prapë dhe Bashkisë së Tiranës dhe do t’u bëj një letër. Do i bëj letër dhe Prokurorisë, do i bëj letër dhe hipotekave sepse në bazë të kujt ligji kërkon ai tjetërsimin e pronës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *