Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi takim me të rinjtë e Lezhës.

 

Mes të tjerash ajo akuzoi Partinë Socialiste se në 4 vitet e fundit të qeverisjes ka dëgjuar vetëm premtime dhe zero realizime

 

Dhe gjithmonë dëgjojmë që takohemi me shumë socialistë, të cilët unë i njoh, sepse ju jeni shumë të rinj, pjesa më e madhe prej jush nuk kishin lindur në atë kohë kur unë kam qenë si ju në PS, kam krijuar Forumin Rinor Euro-Socialist Shqiptar, e kemi bërë anëtare të Internacionales Socialiste të Rinisë, e kemi bërë pjesë të të gjitha institucioneve ndërkombëtare socialiste dhe lidhjet e mia me socialistët e asaj kohe që sot nuk janë të rinj, por janë burra e gra, vazhdojnë dhe janë. Dhe në tavolina me ta diskutojmë pa fund për problematikat dhe ajo që i vret ata është: Monika, kemi katër vjet që dëgjojmë premtime dhe vetëm premtime, por zero realizime! Monika shikojmë që një shesh që është shtruar para një viti, fillon dhe rishtrohet edhe njëherë tjetër! Një shkollë që është rindërtuar para një viti, e shembin sikur është prishur nga tërmeti dhe bëjnë tender 10 herë më të shtrenjtë se ç’e kemi rindërtuar. Flasim për vende pune, jo vetëm që nuk po hapin vende të reja pune, por po mbyllin edhe ato pak biznese dhe ato pak dyqane të vogla që mbajmë shpirt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *