Pas Lulzim Bashës, edhe drejtuesja e LSI I ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e opozitës të hënën.

Monika Kryemadhi shkruan në facebook në një postim të shoqëruar me video se , opozita i është future kësaj beteje, për ti dhënë fund kalvarit 30-vjecar të tranzicionit.

Kryemadhi shton se Rama po shkatërron institucionet duke qeveruar me krimin dhe duke vjedhur zgjedhjet.

 

Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit.Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.

 

Kryetarja e LSI shton se shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, prandaj të gjithë duhet të bashkohen me kauzën e opozitës.

 

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *