Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se shqiptarët sot janë më keq se katër vite më parë. Fajin për këtë ajo e hedh tek qeveria, e cila sipas saj, s’po merr asnjë masë që diçka e tillë të ndryshojë.

 

“Gati 70% e qytetarëve janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është që nuk merret asnjë lloj mase apo tentative nga qeveria për t’i krijuar. Ne jemi të fokusuar më shumë tek të rinjtë dhe të rejat. Unë si grua dua për gratë dhe për vajzat, por kjo nuk do të thotë se jam feministe, edhe pse jam mes dy burrave, por kemi prapë shumë vajza. E kemi kaluar pak ne gratë, kemi vajtur mbi 51 më duket, por nuk është ky problemi, ne jemi të gjithë të barabartë. Unë do të dëshiroja që imuniteti ynë të mos ishte thjesht në aspektin shëndetësor, por edhe ndaj qeverive të këqija, të cilat për hir të së vërtetës kanë krijuar një hapësirë shumë të vogël për zhvillimin e ekonomisë.”

 

Pasditen e kësaj të shtune ajo ishte në Njësinë nr.11, Paskuqan, ku u takua me disa banorë, si dhe prezantoi drejtuesin e fushatës elektorale në këtë zonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *