Subscribe

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sulmoi shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera. E ftuar në “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se Calavera merr paratë e buxhetit shqiptar dhe vjen një herë në tre muaj në Shqipëri.

 

“Calavera merr 26 mijë euro dhe vjen njëherë në 3 muaj këtu. Ajo paguhet si pjesë e ONM-së me një pagë shumë të madhe dhe paguhet te buxheti që është planifikuar për t’ia dhënë Shqipërisë.”

 

Disa ditë më parë, Sali Berisha akuzoi Calaverën se ka marrë para nga kryeministri Edi Rama për t’i kërkuar Komisionit të Venecias që të mos shqyrtojë kërkesën e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *