Subscribe

Gjatë takimit me simpatizantet e LSI në Shkodër, Monika Kryemadhi përdori një gjuhë të rëndë dhe fyese ndaj Ministres Gjonaj të cilën një ditë më parë Presidenti Meta e akuzoi se kishte kryer veper penale duke falsifikuar protokollin e shtetit.

Bashkëshortja e Presidentit e quajti Gjonajn një halabake rrugësh.

 

Sot e kësaj ditë mbas kaq orësh akoma nuk kemi një përgjigje nga Ministria jonë bukuroshe, që sa për dijeni të shqiptarëve ka dhe lidhje familjare me Presidentin e Republikës, akoma nuk ka kthyer përgjigje, pse ka falsifikuar protokollin e Ministrisë së Drejtësisë.Një ministreshë që ndërton jetën e saj dhe të ardhmen e saj mbi fatin e jetës të fëmijëve shqiptarë, siç ka vjedhur protokollin, ashtu ka vjedh dhe pronat e shqiptarëve. Sa shkodranë nuk kanë arrit me marrë akoma pronat e tyre, të gjyshërve dhe të prindërve të tyre. Akoma me qindra, me mijëra. Sa shqiptarë orvaten zyrave kthimit të pronave, për të marrë pronat e tyre.për  të marrë vetëm një copë letër, me mijëra. E pra ta dini se siç ka ndërruar, siç merr guximin një halabake rrugësh për të falsifikuar protokollin e shtetit që është i shenjtë në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Kjo dhe bandat e saj mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat e shqiptarëve, paratë e të persekutuarve politik të cilët rropaten për të marrë paratë e burgut, për të marrë paratë qoftë edhe 3 milionë lekë për vite të tëra burg në diktaturën komuniste. Ky person mos u çudisni se nuk e ka problem që siç ka falsifikuar procesverbalin për Nazer Saitin për të mbyllur gojën e Saimir Tahirit sepse kishte një bos mbi kokën e tij, që të mos tregonte lidhjet e Habilajve me shokë që urdhrin e merrnin nga Edi Rama përmes Saimir Tahirit që po kështu falsifikon  provat e vrasësve dhe kriminelëve, ku heq shenjat e gishtërinjve të kriminelëve, të vrasësve dhe të trafikantëve të drogës dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë që janë pa zot dhe pa familje për t’i mbrojtur ata. Kjo alabake e shtetit shqiptar, më falni për gjuhën, por kur arrin guximin të falsifikosh të drejtën Kushtetuese të Presidentit mendoni që një njeri pa një përgjegjësi më të vogël ndaj Partisë Socialiste në radhë të parë që përfaqëson Partinë Socialiste dhe jo më ndaj qytetarëve se çfarë mund të bëjë ajo me të drejtat tona dhe me fatin e shqiptarëve, prandaj ajo që është shumë e rëndësishme dhe duhet të theksojmë, ky veprim nuk është thjesht për Arta Vorpsin, ky veprim është thjeshtë për të marrë Gjykatën Kushtetuese, sepse dëgjoj shpesh shumë politikanë që flasin për ligjin për Anti-shpifje, për OFL-në, për ligjin e tetarit.

 

Kryemadhi u ndal pikërisht tek Arta Vorpsi, për të cilën debatohet kaq shumë mes mazhorancës dhe Metës nëse duhet të jetë apo jo anëtarë e Gjykatës Kushtetuese. Drejtuesja e LSI thotë se Vorpsi është ngelesë dhe nuk mund të jetë në këtë pozicion.

 

Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti, maturanti nuk ja japim diplomën e maturës, pse, sepse ka ngel në provim. Si do jetë kjo anëtare e Gjykatës Kushtetuese kur ka ngel në provim për të qenë Gjyqtare e thjeshtë. Me gjithë atë kjo nuk është detyra jonë, kjo është detyra  këtyre strukturave të Reformës në Drejtësi, strukturave të reja, për të vendosur për fatin e saj dhe fatin e Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *