Në postimin e saj në Facebook, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejt Kryeministrit Rama, për të cilin drejtuesja e LSI, thekson se kjo nuk është një betejë personale me të, por me sistemin monist që Rama po përpiqet të instalojë në Shqipëri.

Kryemadhi tha se beteja e opozitës është për Shqipërinë e së ardhmes.

 

 “Edi, kjo betejë nuk është personale me ty, por me sistemin monist, që kërkon të instalosh Ti në Shqipëri. Kjo betejë është për Shqipërinë e së ardhmes. Kjo betejë është për të rinjtë edhe fëmijët e Shqipërisë. Është për demokracinë, për të cilën kam luftuar edhe në vitet ’90, megjithëse isha një vajzë e re. Pa përkrahje. Me prindër, që nuk vinin nga kasta e diktaturës. Nuk luftoja për privilegjet “e humbura”, por për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri demokratike dhe sociale. Kam luftuar në ato vite të mbrapshta, në Tiranë edhe në gjithë Shqipërinë, kur Ti fshiheshe poshtë urave në Paris. Edi, betejën personale me ty e kam fituar, si para Zotit, ashtu edhe para familjes sime, para fëmijëve të mij.Ti e di sa i dua, unë, fëmijët e mi. Aq sa nga kjo dashuri të kam dhënë edhe Ty, të paktën për fasadë dhe mediatikisht e përdor me raste, të duash edhe Ti fëmijët e tu. Nuk besoj se e ke harruar. Realisht jam në dilemë për këtë, sa ke mësuar t’i duash.Se një prind, që do fëmijët e tij, nuk mund të urdhërojë helmimin e dhjetra fëmijëve, që ishin në protestë me prindërit e tyre dhe të mos artikulojë asnjë ndjesë.Se një prind, që do fëmijët e tij, nuk mund të urdhërojë policinë të nxjerrë jashtë banesave të tyre me qindra fëmijë në mes qiellit të hapur, si në rastin e Unazës së Re dhe Bregut të Lumit, pa i dëmshpërblyer prindërit e tyre për mundin, sakrificën dhe kursimet e një jete. T’i helmojë ata me gaz në pesë të mëngjesit, për t’i flakur nga krevatet e tyre nën qiellin me shi.Se një prind, që do fëmijët e tij, nuk mund të gënjejë fëmijët e shkollave 9 vjeçare për t’i dhënë librat falas. Të mos i krijosh kushte mësimore të denja dhe ngrohje në dimër, për të mësuar si gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Evropë…se i ke këto angazhime politike dhe qeverisëse. Të shkruara dhe të miratuara në Parlament.Unë e dua shumë bashkëshortin tim. Kam mbi çerek shekulli me të. Jo për fasadë, as për foto ceremoniali dhe lajme rozë. Ne e duam njëri-tjetrin pavarësisht se politikisht nuk ndajmë të njëjtat ide. Kemi kundërshtitë tona, herë herë edhe të mëdha, por e duam shumë njëri-tjetrin dhe të dy së bashku fëmijët tanë.

 

 

Në fund, Monika Kryemadhi ka edhe nje mesazh direkt për kryeministrin:

 

Kështu, Edi, kështu…

Të kam thënë, mos merr drogë, por bëj palestër. E ke lënë veten të të ndryshojë realitetin dhe nuk po kupton më asgjë. Të duket gjithshka me ngjyra ngjyra, si fluturat që vizaton dhe ke mbushur zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *