Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka instaluar në vend krimin.

 

Në një takim me të rinjtë e Vlorës, kryetarja e LSI-së tha se sot Partia Socialiste është kthyer në sekt kriminal.

“Çdo ditë dhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen të pakta. Historia sa ka nisur. Në këto vite që qeverisi Rama, instaloi krimin. Vetëm përballë të rinjve, përballë shpresës, nuk mund t’i bëjë dot rezistencë njeri. Kam besimin tek të rinjtë, dhe do besoj tek ata. Ne sot kemi një PS që është kthyer në sekt kriminal dhe nuk është vetëm parti.”

Po ashtu ajo tha se arrestimet janë bërë me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

 

“Janë arrestuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, bashkë me strukturat e policisë shqiptare dhe përfitoj nga rasti për të falenderuar të gjithë ata individë, apo segmente, apo struktura të përfshira në këtë aksion kundër grupeve kriminale, por nga ana tjetër i bëj thirrje të gjithave atyre institucioneve, të cilët sot kanë në dorë lirimin ose ndalimin e tyre, që të jenë shumë të kujdesshëm që këtë aksion të ndërkombëtarëve në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, të mos ta dështojnë, të mos ta dekonspirojnë, por të ecin përpara. Nga ajo që ne dëgjojmë në korridoret e politikës, thashethemet e saj, ka akoma shumë të përfshirë, njerëz që janë të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin shqiptar, individë, kryetar bashkish apo deputetë, të cilët lidhjet e tyre me krimin janë shumë prezente. Pra doli që fjalët e opozitës, të cilët e ngrenë me zë të lartë për përfshirjen e segmenteve të shtetit, të policisë, të politikës të përfshira me bandën dhe krimin e organizuar, të përfshira me trafikun e drogës dhe jo me trafikun e drogës të kanabisit, por me një trafik droge shumë të rëndë, të cilët rrënjët e tyre janë shumë më të thella, shumë më të errëta dhe shumë më të rrezikshme se sa fushat me kanabis që kanë mbjellë nëpër Shqipëri.”

Sipas Kryemadhir dolën që fjalët e opozitës dhe deklaratat e opozitës ishin të vërteta, kjo nuk është një situatë me të cilën ne kënaqemi. Ajo theksoi se kjo është një situate që na shqetëson sepse çdo ditë edhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen sa më të pakta për shkak të krimit që ka kapur çdo segment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *