Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërndarë postimin e Erisa Xhixhos nga njësia bashkiake nr.3, ku tregonte vazhdimësinë e proçesit të anëtarësimeve të reja dhe organizimi për zgjedhje në çdo qëndër votimi të LSI sipas parimit një anëtar një votë.

Krahas postimit, Kryemadhi i bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin.

“Qytetarë të Tiranës! Le të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë.
Bashkohuni me ekipin e LSI”, shkruan Kryemadhi. 

Nga ana tjetër, Xhixho theksonte se misioni i LSI është përfshirja sa më e madhe e intelektualëve, grave dhe të rinjve në LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *