Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu ka premtuar te rinjve ne qytetin e Pogradecit se pas 25 prillit, qeveria, pjese e te ciles do te jete Lëvizja Socialiste per Integrim do te dedikoje 5% te prodhimit te brendshem bruto per arsimin.

Gjate nje takimi ne kete qytet, Kryemadhi shpjegoi se prioritet per LSI eshte tu vije ne ndihme te rinjve dhe familjeve shqiptare.

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

“Unë jam e bindur që familjeve tuaja do ju pëlqente që nëse do shpenzonin qoftë 100 mijë lek në muaj për ushqim të kishin mbrapsht 5% të shpenzimeve të tyre apo duke pasur parasysh që minimumi jetik sipas përllogaritjeve dhe të bankës botërore dhe të FMN dhe të INSTAT dhe të qeverise shqiptare, në Shqipëri është 2 dollar për frymë. Pra do të thotë që në familje me 4 veta shpenzohen 8 dolllar në ditë ose 240 dollarë në muaj. Pra që do të thotë 5% i këtyre shpenzimeve do të ishte një mundësi shumë e madhe qoftë për të paguar internetin në një familje apo për të paguar gjysmën e kopshtit apo çerdhes.”

LSI dhe PD kane shpallur secila programin e saj qeverises, programe qe deri sot kane nje pike te perbashket, aplikim i taskes se sheshte ne nivelin 9%. Te dyja partite gjithashtu kane rene dakord qe te garojne me list ate vecanta kandidatesh, por Sekretari i Pergjithshem i LSI, Brahimllari sqaron se javen e ardhshme vendoset se ne cilat qarqe LSI e PD do garojne me liste te perbashket

ENDRIT BRAHIMLLARI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, LSI

“Jemi bashkë në opozitë, jemi një koalicion i gjerë opozitar, ju e keni parë janë të gjitha partitë opozitare në bllok por mendimi im personal është që duhet të jemi në një listë më vete pasi kështu maksimalizohet vota në korcë por edhe ne disa qarqe të vendit. Pastaj ka 2-3 qarqe ku po rakordohemi për të pasur vetëm një listë të përbshket.”

Gjate ketij muaji, lideri i opozitës Lulzim Bashës do t’i duhet te mbylle jo vetem negociatat me  mediun, Idrizin, Shehin, Ndoken e Dulen se cfare pozicioni do te kene ne listen e PD; por duhet te percaktoje me aleatin e tij me te madh LSI se ne cilat qarqe do te kene vetem nje liste kandidatesh.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *