Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë këtë të enjte në Frakull të Fierit, ku ka dëgjuar sfidat me të cilat përballen fermerët.

Në një postim në “Facebook”, krahas pamjeve, Kryemadhi shkruan se me punën e palodhur të tyre, ata i japin jetë tokës pjellore.

“Fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Me punën e palodhur të tyre, ata i japin jetë tokës pjellore me të cilën na ka bekuar Zoti. Të dëgjosh sfidat që përballen fermerët në Frakull të Fierit, e sidomos të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë për punë të ndershme në vendlindje, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë. Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *