Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë pasditen e kësaj të mërkure në Fier, ku ka folur për situatën e vështirë të naftëtarëve të Ballshit.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se kryeministri ka kohë për të fluturuar në Liban, por nuk gjen kohë për t’u ulur në një tryezë me naftëtarët.

“Edhe pse jemi në Fier, suporti për ti dhënë naftëtarëve të Ballshit që janë me të vërtet heronj dhe është e disata herë që hyn në një proces të tillë dhe kryeministri gjeti kohën për të fluturuar me charter në Liban po nuk gjeti kohën 5 minuta për të biseduar me naftëtarët të cilët unë e kam thënë dhe do vazhdojë ta them edhe pse ju dhemb disave. Shteti Shqiptar për çdo litër naftë që konsumohet në Shqipëri për makinat5, për traktorët, për motoçikletat, për kaldajat, merr 7 qind lek për litër në ditë. Në qoftë se në Shqipëri 1L naftë kushton 1.6$, në Maqedoni kushton 0.9$. Edhe pse Shqipëria e prodhon pothuajse 90% të naftës që konsumojnë shqiptarët e prodhojnë vet nga burimet e puseve të naftës që prodhon Fieri, Ballshi, Fushë Marriza, etj.”

Kryemadhi deklaroi se në një ditë, qeveria fiton 3 milionë euro nga nafta. Ajo kërkoi nga qeveria që për tre ditë të mos e merrte taksën e naftës, por t’ua jepte grevistëve që kërkojnë pagat e prapambetura.

“Me radhë dhe përsëri Maqedonia e ka naftën më të lirë. Gati gjysmën e çmimit. Unë do t’i kërkoja qeverisë shqiptare që me këtë taks, me këtë çmim të lartë që ka më shumë se Maqedonia, pra 7 qind lek për L, do t’i kërkoja që vetëm 3 ditë mos t’i merrte taksat e naftës dhe t’iu a jepte atyre naftëtarëve të Ballshit. Sepse vetëm në ditë qeveria fiton 3 milion euro nga nafta që shqiptarët konsumojnë çdo ditë në punët e tyre në jetën e tyre të përditshme. E pra, është shumë e thjesht. 3 ditë të ja uli çmimin naftës për të gjithë fermerët, për të gjithë shqiptarët që përdorin mjete automobilistike dhe të mendoj 3 ditë për naftëtarët e Ballshit të cilët u bënë më shumë se 18 ditësh që vazhdojnë në grevën e urisë. Nuk po merrem me asnjë gjë tjetër sepse, të hysh e ti bësh llogaritë e rilindjes do të dalin një listë e madhe me shpenzime stratosferike por  është lista e dështimeve dhe e mashtrimeve të Edi Ramës më e madhe se çdo listë tjetër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *