Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se rezultati i zgjedhjeve në prill nuk mund të përmbyset as nga fabrika e parave të LSI.

 

Me anë të një postimi në “Facebook”, Kryemadhi paralajmëroi kreun e qeverisë se nesër do t’i shpjegojë fabrikën e parave.

 

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”

 

Pak më herët, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Edi Rama deklaroi:

 

“Nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë. Nuk ka shans! As fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuara. S’ka shanse.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *