Monika Kryemadhi ka publikuar një foto nga Kisha e Shën Ndout në Laç, ku shfaqet duke pozuar me një fëmijë të vogël, të cilin e mban në krahë.

Kryetarja e LSI-së shkruan se fëmijët janë arsyeja për të punuar dhe luftuar për një të ardhme të sigurt dhe europiane.

“Sot në meshën e mëngjesit në Kishën e Shën Ndout, Laç. Pas kungimit nuk mund të kishte dhuratë më të bukur me një engjëll në krah, një arsye më shumë për të punuar dhe luftuar për një të ardhme të sigurt dhe Europiane për të gjitha bebet shqiptare”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *