Subscribe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat sipas saj provojne abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve.

 

Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

 

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

 

Pak dite me pare SPAK urdheroi arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, per abuzime me tenderin e Inceneratoreve ndersa shpalli ne kerkim Mirel Mertirin dhe Stela Gugalli, pronar te kompanive qe fituan tenderat e Inceneratoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *