Studentët kanë mbyllur këtë të hënë ditën e shtatë të protestës së tryre për të vijuar sërish deri në plotësimin e kërkesave që ata kanë parashtruar.

 

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për herë të parë pozicionin e qeverisë duke analizuar një nga te gjitha kërkesat e studëntëve, ku ka theksuar se tarifat i cakton universiteti, por ka premtuar subvencionim per kategori te caktuara ne shifra edhe më të larta se kerkesa e studenteve.

 

Në Real Story këtë të hënë është diskutuar në lidhje me protestat më të fundit që kanë përfshirë Tiranën, nga Unaza e deri te studentët, por këtë të hënë protesta është përhapur dhe në qytetete të tjera në Shkodër, Lezhe dhe në Kavajë ku banorët kërkojnë uljen e tarifave të karburantit.

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga Real Story ka theksuar se nga protesta e studentëve politika dhe opozita kanë shumë për të mësuar. Sipas saj kërkesat që kanë parashtruar të rinjtë janë lehtësisht të plotësueshme nuk janë ndonjë kërkesë që nuk plotësohet.

 

“Absolutisht dhe jam e bindur që vërtet ne duhet të mësojmë nga protesta e studentëve, sepse ajo që ne kuptojmë nga kjo protestë është që kur njerëzit qëndrojnë të bashkuar për kërkesa, të cilat janë të arritshme dhe tepër jetike për studentët. Ata qëndrojnë të bashkuar, të papërçarë dhe kjo është diçka shumë e mirë. Pse e them këtë? E them sepse ka pasur edhe shumë protesta të tjera si për shembull naftëtarët apo minatorët, por janë përçarë, pasi një grup është shitur, një tjetër është blerë, një grup ka marrë Statusin dhe të tjerët jo, dikush tjetër ka marrë një godinë që e ka dhënë me qera pastaj e kështu me radhë. Pra, kemi parë se si në këtë vendin tonë, interesa personale të individëve të caktuar kanë rrënuar kauza të mbara. Këto kërkesa të studentëve janë kërkesa shumë të thjeshta, janë të bëshme, janë më minimalja që ata po kërkojnë.”

 

Analizti Skëndër Minxhozi ka kërkuar një përgjigje nga Kryemadhi në lidhje me faktin se pse arsimi në vendin tonë dhe pas kaq shumë vitesh është në një gjendje të mjerueshme? Gjithashtu në fjalën e tij Minxhozi ka theksuar se me daljen dhe përgjigjen e Ramës nuk është dakord për politizimin që i bëri monologut.

 

“Nuk jam dakord me personalizimin e luftese politike qe Kryeministri Edi Rama beri gjate konferences se tij ne Facebook. Por në këtë monolog, Rama pranoi pjesen derrmuese te kerkesave dhe kerkoi madje te beje edhe pertej tyre per arsimin. Nese ke nje problem me shtetin tend duhet negociohet dhe te kete komunikim.”

 

Ndër të tjera për përfshirjen e studentëve të LSI-së në protestë Kryemadhi është shprehu se LSI është një parti rinore dhe forcën më të madhe të saj e ka pasur te të rinjtë, dhe normalisht se mund të ketë dhe studentë pjesë atje.

 

“Ka studentë, por asnjë nga studentët e LSI nuk ka kërkuar dhe nuk ka asnjë kërkesë politike nga LSI. Sigurisht që ka dhe studentë të FRPD-së, ka edhe EuroSocialist, sepse njëri nga ata që mbante megafonin dhe ia jepte të tjerëve është EuroSocialist. Është tjetër që po themi se sa e mençur është struktura formuese e këtij forumi politik, që nuk po e bën protestën pis. Mund të ketë pasur tentime të caktuar, prandaj po ta shikosh studentët kanë thënë “Jo politikë!”. Mendoj që është gjëja më e mirë, sepse ajo që unë shikoj te të gjithë ata studentë pa dallim bindjesh politike, është që ata janë solid në zgjedhjen e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *