Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë në Mallakastër, ku prezantoi kandidatin për deputet, Ardian Alushi.

Teksa i falenderoi për mikpritjen, kryetarja e LSI-së riktheu shqetësimet e banorëve të kësaj zone.

“Bato përmendi pak më përpara problematikat që ka Mallakastra, jo vetëm në bujqësi, blegtori, por edhe në sektorin e naftës. Unë nuk jam aq kompetente për të folur për sektorin e naftës, saç mund të flasë një nga njerëzit të cilët ju e njihni shumë mirë, Ardian Alushi, i cili kandidon nën siglën e LSI-së në listën tonë. Ai ka qenë drejtor i ARMO-s dhe të gjithë punonjësit e ARMO-s e mbajnë mend dhe e dinë shumë mirë që kur ai ishte drejtor, jo vetëm që kishin rrogat më të mira, jo vetëm që ARMO ishte në punë nga mëngjesi deri në darkë, por edhe çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte shumë më i ulët dhe punëtorët dhe naftëtarët që punonin në ARMO merrnin gjithmonë në fund të vitit shpërblime. Pra paguhej një naftëtar apo një punonjës i rafinerisë së naftës më shumë se një ministër, se kryeministri, presidenti e kështu me radhë.  Dhe problemet e naftës, siç i di Ardiani, por si Ardiani edhe shumë e shumë të tjerë, dhe aq më shumë ju që jeni këtu, ish inxhinierë, ish naftëtarë, ish laborantë, apo gratë naftëtare që i kemi takuar në grevën e urisë, janë njerëz që e njohin problematikën e naftës, por edhe të gjithë historinë e saj dhe dinë edhe rrugëzgjidhjen e problemeve që ka.”

Ajo theksoi se LSI do t’i kthejë Mallakastrës identitetin, duke vënë në punë rafinerinë e naftës.

“Nëse këtij qyteti nuk do t’i kthejmë atë identitet, që është identiteti i rafinerisë, i prodhimit të naftës, do të jetë shumë e vështirë që ky qytet të vazhdojë dhe të banohet. Përkundrazi do të vazhdojë dhe të shpopullohet me ritme më të shpejta, sepse nëse deri dje rafineria punonte 1, 2 apo 3 muaj, tashmë ajo ka shkuar drejt mbylljes totale. Kështu që një nga obligimet dhe angazhimet tona është rikthimi në punë i menjëhershëm në punë i saj, por edhe trajtimi me dinjitet i punëtorëve të rafinerisë së naftës. Ne e dimë shumë mirë dhe kemi kohë që po e ndjekim, që në kohën e grevës së punëtorëve së Poçemit të pompave dhe të Ujësjellësit të Mallakastrës dhe që nga ajo kohë jemi bërë më familjarë për problematikat. Kejdi po ashtu edhe si bijë Mallakastre, por edhe si vajza e dy prindërve që kanë punuar në rafinerinë e Ballshit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *