Monika Kryemadhi ka prezantuar programin e LSI në tryezën e arsimit parauniversitar në Fier.

Kryetarja e kësaj force politike u shpreh se arsimi do të jetë një nga prioritetet kryesore të LSI-së.

“Në fakt arsimi para universitar për ne si LSI është një nga prioritetet kryesore dhe mendojmë që rëndësia e tij nuk ka të bëjë vetëm për furnizimin e degëve. Ne sot kemi një numër të kufizuar ku mungojnë mbi të gjitha nxënësit, maturantët, ata që janë nga një anë edhe përfituesit e arsimit parauniversitar, por edhe ana tjetër viktimat e arsimit parauniversitar. Maturantët janë pjesa kryesore e zhvillimit të shoqërisë, sepse në fund të ditës ne arsimin nuk e shikojmë si një shpenzim në buxhetin e shtetit, ne arsimin e shikojmë si investim. Të investosh në arsim do të thotë të investosh në brezin e ri, të investosh në të ardhmen e familjeve shqiptare. Dhe në fakt pjesën kryesore të të gjithë qëllimeve tona në programin e arsimit kanë të bëjnë për të rinjtë tanë. Sepse në fund të ditës, për çdo prind një nga problemet që ka është arsimi dhe shëndeti i fëmijës.”

Teksa e quajti sistemin arsmior: të rrënuar, Kryemadhi argumentoi se ka ardhur si rezultat i një lloj keqtrajtimi apo politizimi. Po ashtu, sipas saj, mësuesi përzgjidhjen për shkak të bindjeve të tyre politike.

“Kemi takuar shumë të rinj dhe të reja, shumë çifte të reja që janë në një dilemë nëse duhet të ikin apo të qëndrojnë në Shqipëri. Pika e parë që thonë është mungesa e sistemit arsimor për fëmijët tanë dhe rrënimi i tij.  Dhe në fakt rrënimi i sistemi arsimor ka ardhur si rezultat i një lloj keqtrajtimi ose politizimi të të gjithë sistemit arsimor dhe më pas për ta çuar në militantizmin e sistemit arsimor. Pra ajo që të bën përshtypje është cilësia e mësuesve, kur ndërkohë mësuesit përzgjidhen për shkak të bindjeve të tyre politike. Për të mos vazhduar pastaj me pagat e tyre diskriminuese për kohë të tëra, apo edhe për stimulimet që ne duhet t’i japim mësuesve për të pasur nxënës të mirë. Siç ndodh në të gjithë botën, që mësuesit e nxënësve që fitojnë olimpiadat, janë ata të cilët janë shpërblyer nga komuniteti edhe nga shoqëria.”

Për Kryemadhin, një nga sfidat e arsimit para universitar është rritja e pagave të mësuesve.

“Një mësues kimie apo i shkencave ekzakte do ta ketë të pamundur për të zhvilluar  lëndën nëse ai nuk do ketë laboratorë. Një mësues i shkencave ekzakte përsëri do ta ketë të pamundur nëse ai do të jetë i papaguar. Pra po të  marrim mësuesin e matematikës apo të fizikës do të ishte më mirë të ishte punonjës banke dhe do të paguhej shumë më shumë sesa mësues matematike që do të rrinte me shkumës 45 minuta pa pushim në orë. Apo për të mos vazhduar pastaj me cilësinë e mësimdhënies për gjuhën shqipe, letërsisë, gjeografisë e me radhë të cilat tashmë janë kthyer si lëndë të cilat shërbejnë thjesht për të kaluar dhe për të plotësuar oraret e mësimdhënies.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *