Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në Dibër, ku deklaroi se së bashku me  partitë e tjera opozitare ka nisur konsultimet për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale në qershor të vitit të kaluar.

 

Gjithashtu në fjalën e saj kryetarja e LSI-së ka lënë të hapur dhe mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato vendore, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota.

 

“Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve. Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *