Monika Kryemadhi konfirmon se do të jetë në shesh në krah të Ilir Metës në dy mars për të protestuar kundër qeverisë.

Një gjë të tillë drejtuesja e LSI e bëri të ditur nga Shkodra aty ku zhvilloi një takim me mbështetesit e parties.

 

“Dy Marsi është një tubim shumë I rëndësishëm. Situata në Shqipëri është në gjëndje kome. Në dy mars mbështes Metën për kauzën e rëndësishme kundër shkeljes me këmbë të institucioneve. Ne e pamë të gjithë që ai nuk pyeti, nuk pyeti as për protestën 3 vjeçare të teatrit, nuk pyeti as për banorët e Unazës së Re, nuk pyeti as për gazetarët që dolën të protestonin, pse nuk pyeti për ata, sepse ai me Gjykatën Kushtetuese të tëra këto ligje të cilat ja ka kundërshtuar Bashkimi Europian dhe Komisioni Venecias, do t’i bëjë të ligjshme dhe kjo ishte beteja e tij e fundit, prandaj 2 marsi, unë do të marr pjesë si qytetare, jo se jam me Ilir Metën, se Ilir Meta me tolerancën e tij dhe me besimin që pati në Partinë Socialiste nuk u tregua i vëmendshëm për të mos lejuar këtë kapje të të gjithë sistemit, nga Parlamenti, qeveria, ekonomia e çdo gjë tjetër me radhë. Por unë do të jem në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 2 mars si një nënë që fëmijët e saj do ti shikojë në shtëpi.

 

 

Kryemadhi  u shpreh e bindur se “Shqiponjat” do të mbrojnë Shqipërinë në 2 mars.

 

Unë nuk kam ndërmend të jap jetën as për Lulzim Bashën që të bëhet kryeministër, as për Ilir Metën që të jetë President, unë e jap jetën time për fëmijët e mi që nëse dikush kërkon t’ju marri të ardhmen e tyre, prandaj 2 marsi ka nevojë për burrat dhe gratë shqiptare që duan fëmijët e tyre të jetojnë në Shqipëri, të jetojnë të lumtur si qytetarë europian sepse zoti nga ka bekuar me këtë vend të mrekullueshëm, me ujë, diell, malet, liqenet, detin, çdo gjë, na ka bekuar me të rinjtë dhe të rejat tanë, na ka bekuar me shqiponjën tonë, që nuk kanë qenë budallenj ata të tjerët që e vendosën si simbol në flamur. Shtetin shqiptar e kanë mbajtur nënat e familjeve shqiptare, shqiponjat që mbrojtën Shqipërinë në shekujt të tërë, shqiponjat do të ngrihen dhe do të mbrojnë Shqipërinë për fëmijët e tyre, që të mos guxojë sorrë, laraskë, hardhucë, minj apo çdo gjë tjetër nga e kaluara të bëjë pis folenë tonë, këtë fole të mrekullueshme që është Shqipëria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *