Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të publikojë një foto me ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha dhe vajzën e saj, Greis, e cila erdhi në jetë pak muaj më parë.

 

Krahas fotos, Kryemadhi shkruan se fëmijët janë gjëja më e çmuar në botë dhe arsyeja për të ecuar përpara.

 

“Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë”, shkruan Kryemadhi  në “Facebook”.

 

Gjosha u bë nënë për herë të dytë në muajin gusht të vitit të kaluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *