Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime me fermerë të njësisë administrative Golem në Bashkinë Lushnje.

 

Kryetarja e LSI gjatë takimeve u njoh nga afër me problematikat e hasura prej fermerëve si dhe sfidat me të cilat këta të fundit përballen.

 

Duke u ndalur tek ulja e TVSH si dhe të gjitha problematikat e fermerëve, Kryemadhi theksoi se kjo gjë ka ardhur për shkak të mungesës së vizionit dhe dëshirës së qeverisë për të çuar përpara sektorin e bujqësisë.

 

Kryemadhi bëri të ditur para fermerëve se në momentin që LSI do të vijë në pushtet ajo do të ketë prioritet bujqësinë dhe se do ta mbështesë atë permes skemave financiare.

 

“Bujqësia shqiptarë jo vetëm që vuan dhe jo vetëm që vajton në trishtimin e saj, por çdo ditë e më shumë mundësitë për shqiptarët për të krijuar hapësira të reja punësimi dhe për të zhvilluar ekonominë bëhen më të vështira. Mungesat e subvencioneve, janë ato të cilat i kanë dhënë një dëmtim të jashtëzakonshëm bujqësisë. Ajo që të bën përshtypje sot në bujqësinë shqiptare, është mungesa e vizionit, është mungesa e dëshirës së institucioneve të shtetit për të ecur më përpara. Ne duhet të bëjmë shumë. Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportunitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *