Subscribe

Opozita duket se është mëse e vendosur në lidhje me aksionin e saj opozitar për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

 

Kreytarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimit të mbajtur këtë të dielë me strukturat në Skrapar deklroi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në qershor.

 

Zgjedhje që sipas Kryemadhit do të zhvillohen në një ditë me ato lokale.

 

“Një qeveri që rrit taksat nuk meriton të qeverisë. Nuk do të janë zgjedhje lokale, por edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse shqiptarët nuk do të pranojnë të qeverisen nga një qeveri e cila ka grabitur mandatet në parlament dhe i ka të blera.

 

Në kaudër të kësaj deklarate Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen dhe të rëzojnë nga qeveria kryeministrin Edi Rama.

 

“Nga Brukseli dëgjojmë një rrufe në qiell të hapur, dëgjojmë se si komisioneri  Hahn shprehet se “Rama ka mbajtur peng reformat”.  Kemi përballë një sfidë : Të Rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm që janë të mërzitur me Rilindjen. Kur nuk ka socialist të ndershëm që suporton këtë njeri, tani duhet thënë se kushtet janë pjekur. Do të dalim në rrugë dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën ”

 

Ajo u kërkoi qytetarëve që të mos ngrihen për rotacion politik por që t’I japin një leksion politikës shqiptare që të mos mashtrojë më dhe që të mbajë premtimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *