Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se protesta e të hënës do të jetë paqësore.
Pas takimit të zhvilluar me kreun demokrat, Lulzim Basha në selinë blu, Kryemadhi riëprsëriti dhe njëherë qëndrimin se 30 qershori është ilegjitim dhe se kryebashkiakët do të vijojnë në detyrë deri në 30 tetor.
Kryemadhi paralajmëroi gjithashtu se deri në 13 tetor priten ngjarje të rëndësishme.
Protestae 8 korrikut do të jetë paqësore. Rama është minoranca e minorancës. Buka e shqiptarëve, varfëria, kapja e shtetit nga Edi Rama mendoj se është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve dhe deputetëve. 30 qershori është ilegjitim. Kemi një dekret të Presidentit. Nuk kemi parë asnjë ankimim të PS-së. Kryebashkiakët janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit”




