Subscribe

Monika Kryemadhi e cilëson absurde paralajmërimin e ministres Anila Denaj se vitin e ardhshëm do të ketë një rritje 5.5% të ekonomisë.

Në emisionin “Quo Vadis”, kryetarja e LSI-së tha se buxheti i vitit 2021 është diskutuar vetëm me oligarkët.

Sa iu përket investimeve të huaja, ajo deklaroi se janë inekzistente.

“Nëse do kishin një rritje ekonomike 5.5 për qind, shqiptarët do të kshin 1 mijë euro më shumë në xhep. 2021 do të ketë mbi kurrriz të gjithë fosilet e pandemisë, termetit, të cilat e kanë fundosur ekonominë shqiptare. Në Tepelenë më tha njëri se nuk mbahet shtëpia dhe ekonomia pa batutat e të gjatit. Investimet e huaja janë zero. edhe ato pak investime janë larguar. Edhe ata pak investitorë janë larguar drejt Maqedonisë së Veriut. Ky buxhet është diskutuar me oligarkët. Duhej të diskutohej me mjekët. Buxheti i shtetit është minus. Fermerët kanë humbur nga investimet e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *