Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u kërkoi grave të Fierit votën më 25 prill. Teksa u foli për programin elektoral të LSI, Kryemadhi pranoi se ka bërë gabime në jetën e saj politike.

 

“Në fakt do të ju lutesha për një gjë, besoni, punoni e jetoni në vendin tuaj, sepse këto janë 3 gjëra ku secila nga ne, lutemi çdo ditë Zotit që të na ruaj fëmijët dhe familjet dhe lutemi me dorë në zemër. I lutemi Zotit se kemi gabuar dhe në fakt kemi gabuar sepse kemi mbyllur sytë e veshët, kur të tjerët kanë bërë padrejtësi. Duhet të punojmë fort, për të rinjtë dhe të rejat që të mos ikin nga Shqipëria, por të qëndrojnë këtu me dinjitet, me integritet dhe vajzat tona të jenë të pavarura ekonomikisht, që të mos dhunohen dhe mos sfiliten në jetën e tyre të vështirë që ka ndërtuar ky tranzicion që na lodhi të gjithëve dhe të jetojmë jetën, me fëmijët tanë, burra, prindërit tanë, familjet tona.”

 

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për numrin 6 më 25 prill. Numrin që LSI mban në këtë garë, Kryemadhi e shpjegon kështu:

 

“Edhe Zotit 6 ditë iu deshën për ta krijuar njeriun, ditën e 7 bëri pushim. Edhe ne numrin 6 e kemi numrin e LSI dhe do ju kërkoja që secila  nga ju të votonte shoqen, miken e saj që ka në atë listë. Sepse duke votuar LSI unë do dëshiroja që t’ju ofroja shansin dhe mundësinë nëpërmjet grave dhe vajzave tona për ta zhvilluar qytetin e Fierit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *