Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është e bindur tek fitorja e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi sfidoi duke deklaruar se votat mund t’i numërojë edhe vetë Taulant Balla nga PS, por rezultati do të mbetet i pandryshuar.

 

“Në LSI ka prurje të reja. E ka të kotë. Në 25 prill, edhe Taulant Balla të numërojë votat, e ka të pamundur të ndryshojë rezultatin.”

 

Ajo theksoi se grupi parlamentar i LSI do të përbëhet nga shumë figura të reja.

 

“LSI është e foksuuar tek rinia, arsimi dhe punë e mirëpaguar për të rinjtë. LSI është partia e të rinjve. Është fakt, 80% e elektoratit që votojnë janë nga 18-35 vjeç. Votuesi i LSI vjen duke u shtuar. Përsa i përket ndarjes së pozicioneve në qeveri, është gjëja e fundit që unë kam në mendje. E rëndësishme është të shkëputemi nga aksidenti Rama, një aksident që u ka kushtuar shqiptarëve. LSI ka pikë të panegociueshme çështjen e integrimit evropian. Jemi bashkë para 25 prillit dhe do të jemi bashkë edhe pas 25 prillit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *