Kreytarja e LSI, Monika Kryemadhi këtë të premte ka hedhur akuza në drejtim të prokurorisë dhe qeverisë.

 

Në një deklaratë për mediat, nga selia e LSI, Kreymadhi I bëri thirrje Prokurorisë që të ndalojë menjëherë ritenderimin e projektit në Unazën e Re.

 

Ajo I kërkoi prokurorisë që të vihet në zbatim pasi I ka përpara provat sesi institiucionet shqiptare, sipas saj, falsifikojnë dokumentet.

 

“Ndërkohë i bëj thirrje Prokurorisë, i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Prokurores së Tiranës, të cilët kanë mbi tryezat e tyre dosjen e “Unazës së Re”, ku jo vetëm është një vepër korruptive, falsifikuese dhe denigruese e shtetit shqiptar, se si institucionet shqiptare falsifikojnë në mënyrë permanente jo vetëm dokumentet e institucioneve shqiptare, por falsifikojnë edhe në mënyrë permanente dhe dokumente dhe shkresa të nxjerra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria duhet të bëjë me dije se ku ecën me këtë projekt famëkeqe prej 40 milion eurosh të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve dhe të futura në xhepin e Edi Ramës nëpërmjet kompanive offshore fantazëm, të cilat tregojnë edhe njëherë vendosmërinë e Edi Ramës për të vjedhur këto para dhe për ti kaluar edhe njëherë këto para në xhepin e tij, nëpërmjet kompanive të tjera të ndërtimit të rrugëve.”

 

Kryemadhi hodhi akuza edhe në drejtim të DSIK. Sipas drejtueses së LSI, DSIK është kthyer në një dyqan gjobash dhe falsifikues.

 

“Unaza e Re” është një nga mijëra afera korruptive të Edi Ramës, ku 40 milion euro të cilat kërkon ti “riinvestojë”,  për t’i vjedhur për të ashtuquajturën projekt, janë para që shumë mirë Edi Rama mund ti çonte për studentët shqiptarë, të cilët sot dhunohen në mënyrën më të turpshme nga policë rrugaçë, nga policë kriminelë, nga policë që e kanë marrë certifikatën e DSIK-së, që është kthyer në një dyqan gjobash dhe në një institucion falsifikues të certifikatave të sigurisë, për të goditur fëmijët e shqiptarëve. Këta policë harrojnë që nesër do të kenë fëmijët e tyre dhe një polic tjetër do t’ju rrahë fëmijët. Këta policë harrojnë që paguhen më paratë e qytetarëve shqiptarë ose sjellja e tyre e turpshme në fakultetin Juridik apo edhe në fakultetin Ekonomik, nuk tregon gjë tjetër vetëm se këta policë paguhen me paratë e drogës.”

 

Duke u ndalur tek përplasja e studentëve me policinë në fakultetin Ekonomik, Kryemadhi i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm të mos lejojë goditjen e të rinjëve nga ana e policisë ndërsa nuk I kurseu edhe paralajmërimet në drejtim të pedagogëve dhe kryeminsitrit Rama.

 

“I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm si dhe si praktikant i Kishës Katolike që beson në Zot të mos lejojë policët të vendosin dorë mbi fëmijët e shqiptarëve, të besojë vërtetë në Zot, ashtu siç kërkojmë falje në kishë për mëkatet tona që bëjmë me fjalë, me vepra dhe me mendime, por edhe më lëshime, lëshime z. Lleshi janë që të mos veprosh ndaj këtyre kriminelëve që godasin fëmijët e shqiptarëve. I bëj thirrje rektoratit dhe dekanateve që të kenë kujdes me sjelljen e tyre, sepse sot ata mund të jenë bashkëpunëtorë të Edi Ramës, por nesër ato do të jenë viktimat e para të thertores së Edi Ramës. Edhe ai pedagog që sot është në prag pensioni, që mendon se duke bërë një marrëveshje me Edi Ramën apo me stafin hartues të Kryeministrisë të VKM-së famëkeqe, ku kthen inkuizicionin dhe thertoren ndaj integritetit të Universitetit shqiptar, duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse ata do të jenë viktimat e para. Dhe jo vetëm që do të humbasin historikun e tyre akademik në universitetet shqiptare,  por do të humbasin dhe pensionin e famshëm, të cilët nga një pension profesori do të përfundojnë në një pension social, në mos edhe me përballjen penale”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *