Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,nga Real Story këtë të enjte është shpehur se i vjen keq në lidhje me incidentin që i ka ndodhur Ralf Gjonit.

 

Ndër të tjera ajo është shprehur se ky ishte një skenar i mazhorancës pasi opozita nuk e ka zakon që të protestojë poshtë shtëpisë, siç ka bërë më parë PS-ja.

 

“Më vjen keq për atë që i ka ndodhur Ralf Gjonit dhe kërkoj zbardhjen e saj, pasi ne nuk e kemi zakon që të bëjmë protesta poshtë shtëpive por e ka pas PS me shtëpinë e Kastriot Islamit. Ky është një skenar i organizuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen. Duhet të kemi parasysh se zoti Gjoni ka pasur konflikt të vjetër edhe me Veliajn qëkur ka qenë në mjaft, por besoj se filmimet do bëjnë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *