Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërndarë disa foto nga të rinjtë në Paskuqan, krahas të cilave ka përçuar edhe një mesazh drejtuar elektoratit.

 

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi thekson se 25 prilli i 2021 është dita kur shteti do të rikthehet në shërbim të qytetarëve, në veçanti të rinisë.

 

“Të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit 2021, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë së mrekullueshme që kemi”, shkruan Kryemadhi.

 

Beteja më e madhe e LSI është krijimi i një qeverisje të përgjegjshme, nga njerëz që e duan Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *