Mbledhja e firmave te çdo qytetari qe kërkon ngritjen pa vonese te organeve qe do te bëjnë vettingun e prokuroreve dhe gjyqtareve, ka vazhduar edhe këtë te diele. Qytetaret kërkojnë qe mos te ketë me vonesa ne këtë proces. Per te firmosur peticionin ne mbështetje te reformës ne drejtësi, ishte edhe kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj. Ai u beri thirrje qytetareve te vijnë dhe te mbështesin nismen për te bere 1 milion firma.

 

“Ju kujtohet ura që bëmë tek ish NSHRAK-u? Në secilën prej këmbëve të urës, gjykatat tona kishin gjetur nga një pronar. Ai projekt u vonua, vetëm për këtë arsye. E mbani mend se sa ndërtime kemi prishur te Liqeni? 90% e tyre sot fatmirësisht janë prishur, por edhe i fundit që u prish te Diga e Liqenit ishte një ndërtim pa leje, i cili me një vendim gjykate nuk e lejonte bashkinë të bënte punën e saj, pra lirimin e hapësirës publike.”

 

Veliaj akuzoi Partine Demokratike se po behet shkak per vonesën e zbatimit te vetingut.

 

“Te këndi i lojërave u bë aq shumë zhurmë nga një grup i vogël njerëzish, saqë mendohej se kush bën më shumë zhurmë ka të drejtë. Kjo minorancë e zhurmshme, për disa ditë iu imponua shumicës së heshtur. Unë besoj se është i njëjti rast sot: një minorancë e zhurmshme në një çadër të ngujuar, po mundohet t’i imponohet një shumice të heshtur. Shumica e heshtur ka fjalën sot dhe besoj që do të kemi 1 milion firma për Vettingun, për Reformën, për t’u siguruar që gjykatat tona nuk janë një ankand dhe që familjet, qyteti, Bashkia, punët publike nuk bllokohen më nga këto ankande.”

 

Te premten, 50 organizata te shoqërisë civile u bene thirrje partive politike qe te zbatojnë me perpikmeri procesin e vetingut dhe te mos kete vonesa. Per kete arsye jane vendosur nga organizatoret 10 stenda qe qytetaret mund te firmosin per zbatimin e vetingut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *