Një ndër zonat më të goditura nga tërmeti është qyteti i Shijakut ku 30 pallate kolektive u  klasifikuan për t’u shembur si të pariparueshëm. Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana deklaroi në një lidhje për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Aleksandër Furxhi, se procesi i rindërtimit po ecën shumë mirë. Sipas tij, fundi i këtij viti do të gjejë gati banesat individuale.

 

“Procesi i rindërtimit po ecën përtej pritshmërive, në Shijak janë shembur 30 pallate, ka mbaruar rikonstruksioni i 27 pallatave. Brenda dhjetorit të 2020, të gjithë banesat individuale do të jenë të përfunduara, po rindërtohen 6 objekte arsimore, për katër prej të cilave, bëjmë dorëzimin brenda një jave, ndërsa dy të tjerat mbarojnë punimet në mars.”

 

Ai u shpreh se dëmet më të mëdha në Shijak i morën banesat mbi 50-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *