Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj iu kundërpërgjigj menjëherë akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar në Greqi.

Në një prononcim për mediat, Ismailaj mohoi të jetë ndaluar apo dëbuar nga autoritetet greke. Megjithatë ai u shpreh i hapur për verifikime të mëtejshme nga ana e prokurorisë.

“Jam i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Unë kam deklaruar formularin e dekrimnalizimit. Në shtator të 1999 kam filluar mësues në shkollë. Nuk jam ndaluar në asnjë rast. Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepe familjare, ky është rasti që kam qenë në Greqi”, tha Qerim Ismailaj.

Qerim Ismailaj u zgjodh për herë të parë kryebashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit të 2019, në një garë ku nuk pati rivalë përballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *