Shkeljet e rregullave të izolimit shoqëror, të cilat ndonjëherë shoqërohen me dënime shumë të rrepta, janë të zakonshme në shumë vende. Kjo gjë e ka bërë punën e policisë me impenjative dhe më të vështirë në parandalimin e ngjarjeve që mund të shkaktojnë përhapje të Covid 19 por edhe ndëshkimin e tyre që bëjnë shkelje. Por problemi më i madh është kur shkeljet i bëjnë njerez që duhet të japin të parët shembullin e ndjekjes së rregullave të izolimit.Nga Peruja, aty ku Covid 19, po vret cdo ditë qindra njerez, vjen një rast gati gati qesharak. Po flasim për rajonin Huancavelica aty ku kryetari i një bashkie ka dhënë një shembull të keq.

Protagonisti i një tentative të dështuar për ti shpëtuar policisë dhe shkeljes së rregullave u bë Jaime Rolando Urbina Torres, kryetari i lokalitetit Tantarà. Teksa në vend është vendosur gjendja e jashtëzakonshme, kryebashkiaku vendosi të kalojë një mbrëmje me miqtë duke pirë alkool me bollëk në lokal. Sjellja e paligjshme dhe e papërgjegjshme e tij tërhoqi vëmendjen e qytetareve të thjeshte të cilët njoftuan policinë.

Por teksa kuptoi se po afrohej policia, Urbina Torres i cili ishte qartazi i dehur, u frikësua dhe kërkoi ti shpëtojë kontrollit duke gjetur një zgjidhje qesharake. Ai shfrytëzoi arkivole të hapur që gjeti aty afër ( të vendosur nga autoritetet në disa qëndra të bashkive për shkak të vdekjeve të shumta nga koronavirusi). Kryebashkiaku mori shembull nga një mik i tij, vendosi një maskë dhe u fut në arkivolin e hapur me shpresen se do të mashtronte agjentet. Mirëpo kjo shaka e shëmtuar dhe mashtrim nuk funksionoi dhe ai u shoqërua në polici sic treguan edhe fotot e publikuara në rrjetet sociale. E jo vetëm kaq por tashmë këto imazhe janë bërë shumë virale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *