Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo’s u “sulmua” se ka shkeluar ligjin duke emëruar shumë gra në poste të larta.

11 gra dhe 5 burra ishin promovuar në 2018, duke shkelur një rregull kombëtar të vitit 2013 të krijuar për të sjellë barazi gjinore në punësim.

Autoritetet në Paris janë ndëshkuar me 90 mijë euro gjobë nga Ministria e Shërbimit Publik. “Jam e lumtur t’ju njoftoj se jemi gjobitur”, tha Hidalgo.

Krebashkiakja e konsideroi gjobën absurde, të padrejtë, të papërgjegjshme dhe të rrezikshme.

Ministri i Shërbimit Publik të Francës, Amélie de Montchalin u përgjigj në Twitter, duke thënë se ligji ishte ndryshuar që nga viti 2018.

Në vitin 2019, gjobat për emërimin e shumë grave ose shumë burrave në punë të reja u tërhoqën, për sa kohë që ekuilibri i përgjithshëm gjinor nuk është prekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *